Telenews

Befason Drita, ndahet me njërin nga mbrojtësit kryesorë

Skuadra e Dritës, ka befasuar sot me një nga postimet për ndryshimet e fundit në klub.

Klubi gjilanas ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin llapjan, Ilir Blakçori.

Sipas njoftimit, klubi gjilanas dhe mbrojtësi llapjan kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme e klubi e ka falenderuar mbrojtësin për kontributin që dha për fanelën bardhekaltër.

Njoftimi i plotë i klubit:

FALEMINDERIT ILIR

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Paq fat ILIR BLAKÇORI💙

FC DRITA⬜️🟦

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj