Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për zhvillimet në veri të vendit ku po mbahet seanca lidhur me këtë çështje, ka thënë se protestat në veri janë të orkestruara nga Beogradi dhe se serbët në Kosovë nuk janë të lirë.
“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”, tha Kurti.
Kryeministri kërkonte ndihmë nga deputetët “ që ti mbrojnë komunitetin serb nga Beogradi”.
“Kosova sot nuk është demorkatike në veri sepse Beogradi këtë nuk e lejon. Komuniteti serb ka nevojë për pluaralizëm politik. Ata kanë nevojë për shumë parti. Andaj ju lutem ti ndihmojmë që ti çlirojmë”, tha Kurti

