Telenews

Chollet porositë Vuçiqin: Qetësoi serbët e Kosovës, zbute krizën në Veri

Këshilltar i posaçëm në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dereck Chollet, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, që të angazhohet për paqe dhe qetësi në Kosovë.

Sipas Këshilltarit Special të DASH-it, Vuçiq duhet të nxisë qetësinë serbëve të Kosovës në mënyrë që të zbuten tensionet e krijuara në veri të vendit.

“Inkurajova dje presidentin serb [Aleksandar] Vuçiq që të nxisë qetësinë serbëve të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës” , ka kërkuar Chollet.

“Dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga Bashkim Evropian”, ka thënë Chollet.

Të ngajshme

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi