Manchester City dhe Inter do të luajnë në Stamboll nga ora 21:00 finalen e Ligës së Kampionëve dhe skuadra angleze hyn në ndeshjen e fundit të sezonit si favorit i madh.
Koeficienti në baste për Manchester Cityn të bëhet kampion i Evropës për herë të parë është vetëm 1.25, ndërsa koeficienti për titullin e katërt të Interit është 4.00.
Koeficienti që Man City të zgjidh ndeshjen në 90 minuta është 1.50, ndërsa për Interin rreth 7.
The best of the best on the ultimate stage 🇹🇷 #UCLfinal x @Dan_Draws pic.twitter.com/NEUtT0jsFv
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 10, 2023
Në 19 sezonet e fundit që kur ekzistojnë shënimet për rekorde, askush nuk ka qenë favorit më i madh në finalen e Ligës së Kampionëve se Man City.
Deri më tani, favoriti më i madh ishte Barcelona kundër Juventusit në vitin 2015. Shanset që Messi dhe kompania të fitonin garën ishte rreth 1.30. Në fund, Barcelona justifikoi rolin e favoritit dhe fitoi 3-1, edhe pse fusha tregoi që nuk ishte edhe aq favori i madh.
Surprizën më të madhe në finale e ka bërë Chelsea, e cila fitoi si mysafir kundër Bayern Munich në vitin 2012. Shanset për klubin londinez ishin atëherë 3.00.