Telenews

KRU “Prishtina” njofton për nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës dhe të Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se Liqeni i Batllavës po vazhdon me nivel maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa sipas njoftimit, ai i Badocit e arrin kuotën maksimale të kapërderdhjes vetëm edhe 1.15 metra.

Duke bërë thirrje për shpenzimit racional të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” ka përmendur fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014 kur nivelet ishin mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes dhe kishte rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj.

“Të ndalemi e të kujtojmë pak fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur nivelet ishin shndërruar në tokë të thatë, mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Rezervat e ujit ishin vetëm edhe për një muaj”.

“Andaj, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, t’i mbrojmë dhe ruajmë vazhdimisht burimet e ujit, pasurinë më të madhe të vendit”, thuhet në njoftimin për media të ujësjellësit.

Të ngajshme

Të shtëna me armë pranë Parlamentit të Serbisë, plagoset një person dhe digjet një tendë

Valjeta Turkaj

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Valjeta Turkaj