Telenews

Ku fshihet lumturia?

Lumturia nuk fshihet te paratë, fama apo suksesi, por te marrëdhëniet e mira njerëzore. Ky është përfundimi i një prej studimeve më të gjata shkencore, të realizuara nga Universiteti i Harvardit, i cili ka përcjellë jetën e njerëzve për më shumë se 85 vjet.

Sipas studiuesve, lidhjet e forta me familjen, miqtë dhe komunitetin ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe fizike. Njerëzit që kanë marrëdhënie të shëndetshme dhe ndihen të lidhur me të tjerët priren të jenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe të jetojnë më gjatë.

Mesazhi i studimit është i thjeshtë – për një jetë më të lumtur, investoni më shumë në njerëzit që doni, sesa në gjërat materiale.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj