Telenews

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh që lidhen me punën e legjislativit dhe përgatitjet për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është përgatitja për shqyrtimin e disa projektligjeve, përfshirë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Gjithashtu, Kryesia pritet të trajtojë përfshirjen në rendin e ditës të raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe propozimet e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në këto komisione.

Në rendin e propozuar të ditës për seancën e ardhshme përfshihen edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Pas përfundimit të mbledhjes pritet të bëhen të ditura vendimet e Kryesisë lidhur me organizimin e punimeve të ardhshme të Kuvendit.

Të ngajshme

Gjykata ia cakton masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, të dyshuar për dhunë në familje

Rrezarta Ramaj

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Rrezarta Ramaj

E solli babanë e dehur në Emergjencë, dyshohet se e grushtoi mjekun kujdestar në Ferizaj

Rrezarta Ramaj