Nga manifestimi i Lidhjes së Prizrenit, kryeministri Albin Kurti ka arritur në Prishtinë, për të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.
Bashkë me Kurtin janë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deputetja Mimoza Kusari-Lila, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Marshi nisi nga sheshi “Skënderbeu” e vazhdoi tutje.
Bashkë me ta janë edhe qindra qytetarë, përkrahës të këtij komuniteti.
Paradës po i prinë karvani me promovues të komunitetit, të cilët po këndojnë dhe kërcejnë.