Telenews

Kurti tregon propozimin që e dha para ambasadorëve sot dhe Borrellit dje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.

Kurti ka njoftuar të martën se u ka dhënë një propozim disapikësh ndërkombëtarëve për shtensionimin në veri.

Ai ka treguar pesë pikat të cilat ua ka prezantuar ndërkombëtareve.

Hapi i parë: sundimi i ligjit në katër komuna. Kjo përfshinte identifikimin dhe arrestimin e personave që kishin sulmuar

Hapi i dytë përfshinte largimin e grupeve të dhunshme nga veriu i Kosovës.

Hapi i tretë thoshte se KFOR-i dhe Policia e Kosovës do të kryente vlerësime të përbashkëta.

Hapi i katërt thoshte se do të organizoheshin zgjedhjet e reja pas krijimit të kushteve.

Hapi i pestë thoshte se do të kishim kthim në dialog.

Të ngajshme

“ChatGPT drejt transformimit”, OpenAI synon ta kthejë në super aplikacion

Rrezarta Ramaj

Tifozët e Formula 1 u zemëruan me Kim Kardashian për arrogancën e saj: Ndalohet hyrja për njerëzit që nuk tregojnë respekt

Rrezarta Ramaj

Të rinjtë po shfaqin interes gjithnjë e më të madh për teknologjinë

Rrezarta Ramaj