Telenews

Sveçla: Mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë

Ministri i Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që kamionët me targat e Serbisë nuk mund të futen në Republikën e Kosovës, deri në një vendim tjetër. 

Sveçla tha se kamionët me targa të tjera të cilat nuk kanë mallra serbe, mund të hyjnë në Kosovë.

“Gjithë kamionat me targat e Serbisë deri në një vendim tjetër nuk do të mund të  futen në Republikën e Kosovës.”, tha ministri para gazetarëve në Bare, në vendin ku u kidnapuan tre zyrtarët policorë.

“Çfarëdo kamion me targa të tjera do të mund të futet në qoftë se nuk ka mall të Serbisë”, tha ai.

Ky vendim vjen pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të vendit, nga forcat serbe.

Policia e Kosovës publikoi edhe hartën e vendndodhjes së tre policëve të cilët u rrëmbyen dhunshëm nga njësia speciale policore e Serbisë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se tre policët kufitar të Kosovës, u kidnapuan në mënyrë klasike nga njësia speciale policore e Serbisë.

Ky akt është dënuar nga Presidentja, Kryeministri, dhe akterë të tjerë politikë në vend të cilët u kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënohet Serbia.

Të ngajshme

Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

Erzana Fazliu

Sulmohet një deputet i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital

Erzana Fazliu

Arrestohet një person me shtetësi zvicerane, i ofroi 20 euro ryshfet policit në “Sunny Hill”

Erzana Fazliu