Telenews

“Reporterët pa Kufij”: I bëjm thirrje ministres Rozeta Hajdari të anuloj vendimin për Klan Kosovën

Një prej organizatave më të madhe për mbrojtjen e lirisë së mediave “Reporterët pa Kufij” ka reaguar ndaj vendimin të institucioneve të Kosovës për t’ia hequr licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.

Në reagim zyrtar kanë kërkuar që ministrja Rozeta Hajdari të anuloj vendimin e saj për anulimin e certifikatës së biznesit, veprim ky i cili mund të çoj në pengimin e transmetimit të Klan Kosova.

“Reporterët pa Kufinj janë thellë për suspendimin e licencës së biznesit për klan Kosova, vendim i marrë mbi baza të lëkundura ligjore”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij.

Sot lidhur me këtë vendim të Ministrisë së Tregtisë ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman ka thënë se do të ndjekin nga afër një proces të tillë, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se vazhdimi i procedurave të tjera duhet të jetë një proces fer dhe nuk duhet të rrezikojë ngritjen impresive të Kosovës në nivelin global të lirisë së mediave.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj