Telenews

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

Lionel Messi mban rekordin për më së shumti fitore radhazi të “Topit të Artë”, me katër triumfe nga viti 2009 deri më 2012. Megjithatë, futbollisti i parë që e fitoi këtë çmim në tri edicione radhazi ishte francezi Michel Platini.

Platini e fitoi çmimin në vitet 1983, 1984 dhe 1985, duke u bërë lojtari i parë që arriti tri triumfe radhazi. Në vitin 1984, ai e fitoi çmimin pasi udhëhoqi Francën drejt titullit të kampionit të Evropës.

Rekordin e Platinisë e tejkaloi më vonë Lionel Messi, i cili e fitoi “Topin e Artë” katër herë radhazi, nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Përveç Messit dhe Platinisë, disa futbollistë të tjerë kanë arritur ta fitojnë çmimin në dy edicione radhazi, mes tyre Johan Cruyff, Kevin Keegan, Karl-Heinz Rummenigge, Marco van Basten dhe Cristiano Ronaldo.

Messi e ka fituar “Topin e Artë” gjithsej tetë herë, ndërsa Cristiano Ronaldo ka pesë trofe të tillë. Triumfet e përgjithshme gjatë karrierës janë rekord më vete dhe dallojnë nga numri i fitoreve të njëpasnjëshme.

Të ngajshme

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj

Trajneri i njohur gjerman bën parashikim interesant për “Topin e Artë”: Cucurella duhet të jetë fituesi!

Rrezarta Ramaj

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid –

KushtrimGuraj