Telenews

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid –

Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në derbin e madh të futbollit spanjoll, në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00, dhe mund të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për titullin kampion.

Barcelona hyn në këtë përballje si lidere e tabelës, pasi ka fituar nëntë ndeshjet e para të sezonit. Real Madridi, në anën tjetër, është gjashtë pikë prapa dhe synon të marrë një rezultat pozitiv për ta ngushtuar diferencën.

Madrilenët vijnë në këtë duel pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat, ndërsa Kylian Mbappé mbetet një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, me 12 gola të shënuar këtë sezon.

Të dy trajnerët tashmë kanë përcaktuar 11-shen startuese për El Clásicon e sontëm.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: García J. (G), Cancelo, Cubarsí, Espart, Fermín, Gordon, Lamine Yamal, Martín, Pedri, Raphinha, Rodri.

Real Madrid: Lunin (G), Bellingham, Cucurella, Diomande, Güler, Huijsen, Konaté, Mbappé, Silva, Tchouaméni, Valverde (C).

Të ngajshme

Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të përballeshin në anën e kundërt të El Clásicos –

KushtrimGuraj

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj