Telenews

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të votuar, duke kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se secila votë ka rëndësi për përfaqësimin dhe të ardhmen e qytetarëve të Luginës.

“Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kurti.

Ai ka deklaruar se qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti i shprehur në kutitë e votimit.

Kurti u ka kërkuar qytetarëve që të nxisin edhe familjarët e miqtë e tyre të votojnë, ndërsa mbështetjen për këtë koalicion e ka lidhur me fuqizimin e zërit të shqiptarëve dhe mundësinë për ta ndërtuar jetën në vendlindje.

“Mbështeteni ‘Koalicionin Shqiptar’, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka përfunduar ai.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj