Telenews

Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit

Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar para gjysmë ore të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Protestuesit kanë tentuar të futen në komunë duke thënë se brenda ndodhet ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, raporton kp.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptar në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.

Në këto komuna që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.

Të ngajshme

Pesë ushtarë vriten në sulmin izraelit ndaj Iranit

Erzana Fazliu

Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor

Erzana Fazliu

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu