Telenews

Ftesa e Borrelit për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

Kështu deklaroi Kurti pasi nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.

Ai më tej shtoi se në këtë dialog është i angazhuar, por tha se ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë, pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të zbatimit.

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar e fer, e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar më 26 prill.

Jemi të përkushtuar e konstruktiv, por nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10…. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe jam i interesuar t’i përfshij në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmasa”, tha kryeministri.

Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën që ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia për të pagjeturit”, tha ai.

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Rrezarta Ramaj