Telenews

Vazhdojnë kërkimet për 59-vjeçaren që u hodh nga Ura e Fshajt para pesë ditësh

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për 59-vjeçaren A.M., e cila më 16 qershor ka rënë nga Ura e Fshajt.

Përmes një komunikate, FSK bën të ditur se kërkimet po vazhdojnë bashkë me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të Komunës së Gjakovës.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59 vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023.

Operacioni i kërkim shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga ura e Fshajt ku është parë personi në fjalë para incidentit dhe është duke vazhduar deri në gjetjen dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Zeka: Nëse s’bëhet Ligji për ta vënë nën kontroll Specialen, ish-krerët e UÇK-së do të dënohen (VIDEO)

Donat Hashani

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani