Telenews

Rama zbulon letrën që i ka dërguar Macron dhe Scholz për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë shtypi ditën e sotme nga Kryeministria, ka deklaruar se për aq kohë sa 3 efektivët e Kosovës nuk lirohen është i pamundur përparimi në dialog apo de-përshkallëzimi i situatës.

Ai bëri me dije se i ka dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një letër të dytë për tensionet në Kosovë.

“Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos,” u shpreh Rama.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj