Telenews

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, ka humbur jetën tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi u qëllua me armë zjarri nga një gjuetar, i cili dyshohet se e kishte ngatërruar me një dre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ellendale. Viktima, Santos Maria Chilel Soto, nga Georgetown, ishte duke ecur në një fushë të hapur së bashku me një burrë dhe dy fëmijë, kur u qëllua nga 74-vjeçari Walter Moorehead, nga Salisbury, Maryland.

Sipas Policisë Shtetërore të Delaware, ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, derisa Moorehead ndodhej në një strukturë të kamufluar, të përdorur nga gjuetarët për t’u fshehur gjatë gjuetisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 74-vjeçari besoi se kishte dalluar një dre dhe hapi zjarr me pushkë. Plumbi, megjithatë, goditi 39-vjeçaren.

Policët që mbërritën në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë viktimës, e cila u dërgua më pas në një spital lokal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall e vdekur.

Moorehead u ndalua në vendngjarje dhe më pas u arrestua. Rasti iu dorëzua Njësisë së Vrasjeve të Policisë Shtetërore të Delaware për hetime të mëtejshme.

74-vjeçari përballet me akuzat për vrasje nga pakujdesia, posedim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi, si dhe tri akuza për rrezikim të shkallës së parë. Ai është liruar pasi ka paguar një garanci prej 43 mijë dollarësh.

Sipas mediave amerikane, Santos Maria Chilel Soto ishte me origjinë nga Guatemala dhe la pas pesë fëmijë. Pas vdekjes së saj është nisur edhe një fushatë online për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe transportimin e trupit të saj në vendlindje.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Plani i pazakontë amerikan për Ukrainën: Ndryshim kufijsh që Putini të shpallë fitoren –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj