Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Pejë, “Hidrodrini” ka reaguar pas vërshimeve të fundit në qytet.
Ata kanë bërë të ditur se ekipet e KRU-së kanë ngritur shkallëne emergjencës dhe gatishmërisë.
“Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ Dri Cena, janë udhëzuar të gjithë Menaxherët e Njësive Operative te zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik që të përcjellin gjendjen në burime, sistem dhe furnizim” bëhet e ditur në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë i KRU “Hidrodrini”:
Rreshjet në Pejë dhe rrafsh të dukagjinit – NGRITET SHKALLA E GATISHMËRISË
Pas rrebeshit të mbrëmjes, të përcjellë me shi dhe breshër në rajonin e rrafshit të dukagjinit, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e Emergjencës dhe gatishmërisë.
Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena, janë udhëzuar të gjithë Menaxherët e Njësive Operative te zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik që të përcjellin gjendjen në burime, sistem dhe furnizim.
Deri më tash konstatohet se të gjitha burimet janë në normë dhe standard!
Poashtu, në rast të paraqitjes së nevojës, Kryeshefi Cena, ka ofruar mbështetjen me makineri të rëndë për autoritetet komunale të komunave respektive.
Ekipet mobile mbeten në terren!