Telenews

Çka thuhet në raportin e policisë për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Policia e Kosovës informon se në vendin e ngjarjes ku u privuan nga jeta dy vëllezër janë gjetur disa gëzhoja.

Nga një person i dyshuar është konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka vdekur rrugës për në spital.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Gjakovë 25.06.2023-20:20. Raportohet se në rrethana të panjohura person-a ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në dy viktimat meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë derisa ka qenë në drejtim të emergjencës, vdekjen viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast kanë sekuestruar disa gëzhoja. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, me ç’rast nga i njëjti është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi