Telenews

Digjen pesë vetura në Prizren, identifikohet dhe lirohet i dyshuari –

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për rastin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Sinjalin se zjarri është raportuar sot, rreth orës 13:00.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve.

“Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga flakët dhe kanë pësuar dëme.

Policia ka arritur ta identifikojë një person të dyshuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Obiliq – brenda gjen pistoletë, 18 fishekë dhe marihuanë

KushtrimGuraj

Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës –

KushtrimGuraj

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi