Telenews

Tërnava ia përmend shefit të EULEX-it bllokimin e rrugëve në Graçanicë: S’është në rregull

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në Bashkësinë Islame ka pritur shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përveç urimeve, Tërnava e Barbano folën edhe për situatën aktuale politike në vend, ku kreu i BIK-ut tha se në Kosovë s’mund të ketë dy kushtetuta e dy ligje.

“Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Gracanicë janëtë bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava

Ndërsa, Barbano i tha Tërnavës se EULEX-i do të luaj rolin e tij dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë.

“Unë e vlerësova deklaratën tuaj sot në mënyrë që të ketë dialog duke respektuar të drejtat e minoriteteve, grupeve dhe të gjitha kulturave”, tha Barbano, njofton Klankosova.tv.

Tërnava i uroi mirëseardhje Barbanos në Kosovë, i cili dy ditë më parë e mori pozitën si shef i ri i EULEX-it.

Të ngajshme

Kur ligji ‘shkon në pushim veror’, licenca e zyrtarit të KEK-ut mbetet pezull në KRPP jashtë çdo afati ligjor

KushtrimGuraj

Pritje të gjata në kufi – deri në një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

KushtrimGuraj

Gjashtë punëtorë ndërtimi vdiqën në korrik, institucionet në gjumë

KushtrimGuraj