Telenews

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar.

Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit është mungesa e lejes nga Policia e Kosovës. Sipas tij, autoritetet kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë përpara.

“Jo, nuk ka protestë sot, pasi nuk kemi marrë leje nga Policia. Kanë kërkuar që protesta të lajmërohet 96 orë më herët”, ka deklaruar Aliu.

Më 1 nëntor, para objektit të Qeverisë ishte mbajtur protestë ku iu ishte kërkuar dorëheqja kryeministrit Albin Kurti.

Protesta ishte thirrur nga qytetari Durim Aliu. Arsyeja kryesore e protestës ai pati thënë se është gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë.

Kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e Kryeministrit Albin Kurti.

 

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Rrezarta Ramaj