Telenews

Kiara Tito duket tërë shkëlqim në pamjet e para nga emisioni i saj i ri

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito javë më parë nisi xhirimet e emisionit të saj të ri.

Ajo do të jetë në krye të spektaklit “Kepi i Vipave” që nisi transmetimin sonte, xhirimet e të cilit u realizuan në Turqi.

Por, pak para nisjes së tij, Kiara ka ndarë pamjet e para ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë me të bardhë.

“Kepi i Vipave, nis sonte rrugëtimin e tij të çmendur në ekranin e Top Channel. Shihemi në 21:00! Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen, ju kam zemra”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e videos që publikoi në Instagram.

Theksojmë që pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe një pjesë e ish-banorëve të BBVA 2 si: Jori Delli, Ronaldo Sharka, Keisi Medini.

Ndryshe, Kiara mes angazhimeve me emisionin, së fundmi lansoi edhe një linjë të saj të bikineve.

Të ngajshme

Bashkë me të bijen, Rihanna shkëlqen në kopertinën e “W Magazine”

Valjeta Turkaj

“Coachella” gjobitet me 44,000 dollarë për performancën e Justin Bieber-it dhe Anyma-s

Valjeta Turkaj

Selinit i ndodh e papritura në Instagram

Valjeta Turkaj