Telenews

Fenomeni i rrallë në Tiranë, fëmija lind me ‘këmishë’

Specialiteti Obstetër-Gjinekolog, Elton Peçi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video që tregon një proces lindjeje të veçantë.

Pamjet janë regjistruar në një spital privat në kryeqytet dhe tregojnë ardhjen në jetë të një fëmije që lind me këmishë.

Lindja me këmishë është një fenomen që ndodh tepër rrallë. Përllogaritjet tregojnë se një rast i tillë mund të regjistrohet në 80 mijë lindje.

Normalisht foshnjat lindin pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por në rastin kur fëmija lind me këmishë, ndodh që kjo qeskë të mos çahet.

Atëherë nevojitet ndërhyrja e mjekut, i cili kujdeset për të prerë qesen amniotike dhe për të lidhur kordonin umbelikal.

Të ngajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Rrezarta Ramaj

UNICEF alarmon për ushqyerjen e fëmijëve në Kosovë: 57% konsumojnë ushqime jo të shëndetshme, mungojnë mensat në shkolla

Rrezarta Ramaj

Lufta e miliona eurove: Kush paguhet më së shumti në Premier League dhe në La Liga?

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…