Telenews

Rama kërkesë Bosnjë-Hercegovinës: Të mundësohet lëvizja me karta identiteti për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshilit të Ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.

Nga Bosnjë-Hercegovina Rama kërkoi sot që të mundësohet lëvizja e lirë me karta identiteti e qytetarëve të Republikës së Kosovës në Bosnje-Hercegovinë.

“Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë.”, tha kryeministri Rama.

Rama pas Bosnjës viziton Serbinë.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj