Telenews

Lajçak raporton për vizitat në Kosovë e Serbi: E kam më të qartë situatën, përpjekjet vazhdojnë

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitat e fundit që pati në Kosovë e Serbi.

Ai tha se ato e ndihmuan për ta kuptuar më qartë situatën në terren, duke shtuar se përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë, raporton Gazeta Express.

“Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me Presidentin Aleksandar Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”.

Lajçak ka shkruar se i vlerësoi shkëmbimet e thelluara për hapa konkretë.

“Udhëtimi më ndihmoi të kuptoja më mirë situatën në terren dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm. Vazhdon përpjekja jonë për t’u kthyer në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Emisari Lajçak përmendi edhe vizitat e tjera që realizoi në Kosovë, përveçse me krerët e vendit.

“Në Kosovë takova edhe shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, gjeneralmajor Barbano dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia. Ne diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin dhe kemi shqyrtuar opsionet për kontributin e organizatave tona”.

Këto komente Lajçak i bëri nga Vjena ku tha se udhëhoqi një aktiviteti përkujtimor kushtuar 30 vjetorit të Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

“Ishte një mundësi e vlefshme për të diskutuar mbi rolin aktual të këtij institucioni të rëndësishëm, për të reflektuar mbi mësimet e nxjerra dhe për të adresuar sfidat e reja për të ardhmen. Gjatë aktivitetit pata rastin të takohem edhe me kryesuesin aktual të OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ne folëm për sfidat që OSBE-ja po adreson, zhvillimet e fundit në rajon dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Lajçak.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj