Telenews

E nevrikosur për sanksionimin e Vulinit, Serbia pezullon eksportimin e armëve

Serbia ka marrë vendim të pezullojë shitjen e armëve për 30 ditë.

Është ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, që e ka konfirmuar këtë, vetëm pak ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosën sanksione Aleksandar Vulin, shefit të inteligjencës serbe.

Ai dyshohet të ketë bërë marrëveshje ilegale për armë dhe aktivitetet të tjera kriminale, raporton AP.

Vuçeviq në paraqitjen e tij tha se po pezullojnë eksportin pasi që sipas tij është e domosdoshme të përmbushen nevojat e ushtrisë dhe shtimin e gatishmërisë.

“Kjo nuk nënkupton që Serbia po shkon në luftë, apo po thërret për luftë, por që jemi duke shikuar për të gjitha sfidat dhe rreziqet e sigurisë”, është shprehur ai.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu