Telenews

Pejë: Faza testuese në trafik vazhdon edhe për një javë

Faza testuese e rrugëve të Pejës për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet njëkahore në disa rrugë lokale në qytet, siç ka qenë e paralajmëruar, është dashur të mbarojë këtë të diel.

Mirëpo Komuna e Pejës, nëpërmjet Drejtorit për Shërbime Publike, Agron Nikqi, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ se e njëjta vazhdon edhe për një javë.

“Ju konfirmojë se është marë vendim që faza testuese që htë në fuqi, të vazhdojë edhe për një javë, respektivisht deri më 23 korrik”, tha Nikqi.

Lidhur me këtë ka folur edhe Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor të Pejës.

Nikolla ka konfirmuar se janë në zbatim të vendimeve të strukturave komunale.

Po ashtu ka kërkuar bashkëpunimin qytetarë në këtë fazë testimi.

“Policia është në zbatim të vendimeve të institucioneve komunale. Edhe ne sapo na ka arritur tani vendimi verbal nga institucioni i komunës së Pejës për vazhdim edhe një javor të testimit”, tha Nikolla.

Në vendimin paraprak Komuna e Pejës kishte njoftuar se ky plan testimi, ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorike.

Të ngajshme

Kosova pa Zhegrovën ndaj Zvicrës e Suedisë: Krelani godet ashpër

Erzana Fazliu

Sot aksion i madh Prokurori-Polici në 5 komuna

Valjeta Turkaj

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Erzana Fazliu