Telenews

Arrestohet pas shumë vitesh në kërkim Ilir Abdullahu, i dyshuar si bashkëpunëtor i Sekiraqës në vrasjen e policit Triumf Riza

Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e ka arrestuar, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”.

Ai dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007. – vrasje që atë kohë kishte tronditur Prishtinën dhe Kosovën.

“Liza” njihet si bashkëpunëtori i Enver Sekiraqës në kohën kur kishte ndodhur tragjedia dhe prej atëherë kishin nisur hetimet.

Ka qenë i kërkuar për shumë vite nga Policia e Kosovës, teksa “Liza” ra në duart e Polciisë të dielën në ora 17:00, në Batllavë të Podujevës.

”Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë  Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur  me nofkën “Liza”.

“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngajshme

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj

Mos prit të të zbulojnë rastësisht dil në vëmendje me Teleguide

Valjeta Turkaj

Mjegull në mes të vapës – Vlora mbulohet papritur

Valjeta Turkaj