Telenews

Aksidentet në trafik afër fshatit Begaj të Vushtrrisë, deputetja e LDK-së: Papërgjegjësi e Liburn Aliut

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas raportimit për një aksident në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Krasniqi ka thënë se për këtë aksident dhe të tjerë që po ndodhin në këtë zonë fajtore është Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Liburn Aliu.

Ajo ka pasur edhe një thirrje për drejtuesit e policisë në Vushtrri.

Reagimi i plotë:

Para pak minutash u njoftova për një aksident të rëndë në udhëkryqin për fshatin Begaj të Vushtrrisë, atu ku tash e sa kohë janë vendosur semaforët por kanë mbetur pa u funksionalizuar si rezultat i papërgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës, çështje kjo të cilën e kam ngritur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe po bëj thirrje edhe publikisht që të ndërmarrin masa sa më shpejtë ose të lirojnë rrugën, sepse paaftësia e tyre për të qeverisur po sjellë pasoja tek qytetarët.

Njëherit, i drejtohem me lutje edhe Stacionit Policor në Vushtrri që të dërgojnë njësite policore aty, së paku në këtë përiudh kur fluksi i qarkullimit të veturave është me i madh me ardhjen e mërgimtarëve.

Të ngajshme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Donat Hashani