Telenews

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani është ftuar nga organizata ‘Women Political Leaders’, ku ka folur për ndikimin që ka përfaqësimi i drejtë në proceset e paqes dhe ato të sigurisë.

Ajo po ashtu tha se përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërive më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.”

“Me ftesë të organizatës “Women Political Leaders”, në Neë York, mora pjesë në një organizim të dedikuar ndikimit që ka përfaqësimi i drejtë në proceset e paqes dhe sigurisë, si dhe ndikimit të zhvillimeve teknologjike në sigurinë globale.

Në një kohë kur paqja, siguria dhe demokracia po përballen me sfida të reja, edhe në hapësirën digjitale, përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse nuk është vetëm çështje pjesëmarrjeje, por një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërive më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.”

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj