Telenews

Kurti takohet me mërgimtarë dhe investitorë amerikanë, diskutohen mundësitë për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në SHBA, zhvilloi takim me mërgimtarë investitorë e politikanë amerikanë dhe u diskutuan mundësitë për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim.

“Për dekada me radhë përmasa e mbështetjes dhe roli i mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse bashkatdhetarëve gjithandej botës, kanë qenë jetike për mirëqenien si qytetarë dhe triumfin e Kosovës në luftën për liri dhe angazhimin për shtetndërtim”, shkroi në Facebook, Kurti.

Ai tha se tash Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran, demokratik e me zhvillim të qëndrueshëm, ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime. Kësisoj, për dallim nga dekada më parë, tash bashkatdhetarët nuk kanë nevojë të sakrifikojnë për të kontribuuar, sepse mund të investojnë për të fituar.

 

“Në mbrëmjen e organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel në rezidencën e Richard Lukajt në Ëestchester, me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, shtoi Kurti.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi