Telenews

Krim i rëndë në Lipjan: Babai vrau të birin e gruan, më pas edhe veten

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Sipas raporteve të fundit, babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj