Telenews

Basketboll / Vëllaznimi transferon basketbollistin amerikan

Vëllaznimi i Gjakovës në basketboll, e ka prezantuar sot transferin e parë të huaj.

Gjakovarët kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Jalen Ray.

Ray te Vëllaznimi pritet të vije nga elita e Britanisë së Madhe atje ku u paraqit për Surrey Scorchers me mesatare prej 10.9 pikëve, 2.8 asiste e 2.8 kërcime.

Tek Surrey, Ray ishte bashkëlojtar me ish-lojtarin e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence.

Për 24 vjeçarin nga Hamptoni i SHBA-ve, Vëllaznimi do të jetë eksperienca e dytë në Evropë dhe me të, gjakovarët kompletojnë përbërjen e plejmejkerëve për fillimin e sezonit 2023/2024.

Të ngajshme

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj