Telenews

MEGI BISLIMI PJESË E GJIGANTIT EVROPIAN

Skuadra turke Eczacibasi Dynavit, i ka siguruar shërbimet e volejbollistes tonë, Megi Bislimi.

Lojtarja nga Akademia DRITA, ka kohë që është në radarët e klubeve më të forta evropiane.

15 vjeçarja Megi Bislimi, e cila luan në pozitën e Gjuajtëses Anësore, ka dhënë kontribut të madh në sukseset e KV Drita në vitin e fundit, e poashtu edhe në Kombëtaret U17, U19 dhe U22.

Megi është edhe vajza e ish volejbollistes së KV Drita, Mimoza Shkodra-Bislimi ku gjithashtu edhe mami Megit, Moza ishte lojtare e KV Drita dhe po nga Akademia jonë.

Transferimi i Megi Bislimit te skuadra turke, është një super lajm për volejbollin kosovar, e poashtu edhe mundësi për rritjen e saj profesionale në sportin e volejbollit.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj