Telenews

Distria e dominon botën e xhudos

Distria Krasniqi është dominuese e botës së xhudos.

Garuesja kosovare e sheh veten me më së shumti pikë nga krejt kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në ranglistën e publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Xhudistja pejane i ka 8280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe, shkruan “Gazeta Express”.

E në vendin e tretë, po ashtu në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko.

Këtë sukses të medalistes olimpike më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike kosovar, Majlinda Kelmendi.

“Disi” së fundmi e fitoi medaljen e argjendtë në Masters, e cila ia mundësoi ta përforcojë pozitën e parë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë.

Përparim në renditjen botërore pati Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e artë së fundmi dhe u ngrit në vendin e parë në kategorinë e saj.

Edhe Akil Gjakova pati ngritje në renditje.

E rënie pati Nora Gjakova, e cila dështoi në turneun e fundit të xhudos.

 

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj