Telenews

Ambasadori gjerman reagon pasi Armend Mehaj dha dorëheqje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar në Twitter për dorëheqjen  e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj 🇽🇰 dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave 🇩🇪🇽🇰 u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mehaj ka thënë se po dorëhiqet për çështje familjare.

 

 

Të ngajshme

Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të shtyhet deri në vjeshtë

Valjeta Turkaj

Mentor Pllana prezanton në Gjermani platformën për banim të qëndrueshëm

Valjeta Turkaj

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj