PDK zhvillon aktivitet para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 7:30)
Mblidhet Sindikata e Re e KEK-ut në lidhje me vdekjet e punëtorëve në vendet e punës. (Zyra e Sindikatës së Re të KEK-ut, Obiliq, 08:00)
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)
Deputetët e PDK-së kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)
Shpallet aktgjykimi ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 14:30)
Varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës. (Fshati Bubavec i Malishevës, ora 17:00)
Hapet Qendra Informative Turistike e Prishtinës dhe lansohet PRN Urban Ëalks. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 18:00)

