Telenews

Messi i pandalshëm, shënon nga 30 metra distancë dhe kalon në finale të Kupës me Inter Miamin

Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola me Inter Miamin, duke shënuar golin e radhës dhe duke kaluar në finale të Kupës së Ligës.

Inter Miami mori fitoren e radhës në Kupën e Ligës për Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore, duke mposhtur Philadelphia Union me rezultat të thellë 4-1.

Goli i dytë i ndeshjes u shënua pikërisht nga ylli argjentinas, Messi, i cili ka gjetur rrjetën për herë të nëntë nga gjashtë ndeshje radhazi deri tani.

 

Messi (20’) shënoi një supergol nga distanca prej rreth 30 metrave duke dërguar ekipin e tij në një epërsi prej 2-0.

Përveç Messit, te Inter Miami shënoi edhe Josef Martinez (3’), Jordi Alba (45+) dhe David Ruiz (84’).

 

Me këtë fitore, klubi nga Florida kap finalen e madhe, ku do të takohet me Nashville SC.

Finalja e madhe e Kupës së Ligës për Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore zhvillohet më 20 gusht. /Telegrafi/

Të ngajshme

Shqipëri-Serbi, FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Valjeta Turkaj

Barcelona feston titullin para tifozëve – Yamal në qendër të festës

Erzana Fazliu

Pesë ekipe do të luftojnë për mbijetesë në Serie A deri në momentin e fundit

Valjeta Turkaj