Telenews

Malisheva dërrmon Fushë Kosovën, merr kreun e tabelës në elitën e futbollit kosovar

Malisheva ka vazhduar me fitore në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke triumfuar edhe në xhiron e dytë.

Malishevasit fituan si vendas ndaj Fushë Kosovës me rezultat 6-1.

Llogarinë e golave për ta e hapi Altin Aliu që realizoi në minutën e 23-të.

Mirëpo, Fushë Kosova nuk i la të gëzoheshin shumë, duke shënuar nëpërmjet Urim Statovcit (25’).

Me këto dy gola edhe përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën Malisheva ishte e pandalshme.

Drilon Hazrollaj e riktheu epërsinë për ekipin e tij në minutën e 60-të, për 2-1.

Shtatë minuta më vonë, Hazrollaj shënoi të dytin personal dhe të tretin për Malishevën për 3-1.

Për 4-1 u përkujdes Altin Aliu, që po ashtu realizoi golin e tij të dytë personal, kur realizoi në minutën e 84-të me kokë.

Malisheva nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të pestin, tani përmes Ilir Mustafës (89′).

Për ta vendosur qershinë mbi tortë dhe për ta përmbyllur një performancë magjike, Hazrollaj kompletoi het-trikun e tij për 6-1 në minutën e 90+4-të.

Malisheva me këtë fitore ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohet me Prishtinën.

Të ngajshme

Ngjarja tragjike e Maliqit, zbardhen detaje të reja

Rrezarta Ramaj

Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Rrezarta Ramaj

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj