Telenews

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardanelit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri.

 

Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara.

Ngushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m).

Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë.

Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia. 

Të ngajshme

Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë

Rrezarta Ramaj

“NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane

KushtrimGuraj

Moska kërcënon me luftë të hapur, çka po paralajmëron Estonia?

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…