Telenews

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit për sulmin me granatë dore në disa lokale në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., dhe G.H., do të mbahet ditën e premte (25 gusht 2023) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu