Telenews

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë/ Krasniqi: Paaftësi e thellë e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës për dy muaj shtyhu regjistrimin e popullsisë.

Përmes një postimi në Facebook Krasniqi e ka cilësuar këtë shtyrje të regjistrimit të popullsisë si dështim dhe paaftësi të thellë të ekzekutivit.

”Fillimisht, e shtynë këtë proces nga viti i kaluar, ndërkaq, tash, nga 1 shtatori kur është dashur të filloj, e shtyen përsëri për disa muaj. Në fakt, rreziku është që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit, e Kosova të lihet pa statistika legjitime dhe tejet të rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.

Ka shtuar se përkundër se Qeveria po arsyetohet, arsyeje e janë krejt tjera, të cilat ai i përmendi.

”E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje”.

”E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësja qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë”.

”E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencinë e Statistikave të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai tha se qytetarët së paku meritojnë një shpjegim të sinqertë. 

Të ngajshme

Nisin deklaratat përfundimtare lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

Yllka Gashi

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kontrollohen dy lokacione në Prishtinë, çka sekuestroi Policia?

Yllka Gashi