Telenews

Edon Zhegrova realizon gol fantastik për Lillen në Ligën e Konferencës

Edon Zhegrova ka gjetur golin e parë në sezonin e ri me fanellën e Lille.

Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen si titullar në fazën e ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës ku Lille po përballet me skuadrën kroate Rijeka.

Ka qenë minuta e 43-të e ndeshjes, ku anësori prishtinas ka realizuar një gol të mrekullueshëm për vendasit.

Jonathan David asistoi bukur te Zhegrova, i cili me tu futur në zonë goditi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar rezultatin në 1-1.

 

Kur kanë kaluar një orë lojë, Lille dhe Rijeka janë duke luajtur baras 1-1 me skuadrën vendase që kanë iniciativën në fushë.

24-vjeçari është lojtari më i mirë i Lille deri më tani në këtë ndeshje, derisa ky gol për të ishte i pari këtë edicion në tre ndeshje, dy në kampionat dhe këtë në Ligën e Konferencës.

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj