Telenews

“Ishin pa bukë, kishin pirë ujë të pistë”, pamje të emigrantëve që u shpëtuan nga zjarrfikësit shqiptarë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka njoftuar se ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, ka shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku në Aleksandrupoli, të cilët kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve.

“Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura”, njoftoi Peleshi.

Për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, janë detyruar të pinë ujë të pistë, çka mendohet se ka përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

“Kemi qenë për 5 ditë në pyll, kemi pirë vetëm ujë të pisët, vetëm për të mbijetuar. Ushqimi u prish për shkak të diellit, ndaj jemi në këto kushte sot. Disa prej nesh u sëmuren, dy të tjerë që nuk janë këtu, ikën në Turqi, edhe ata ishin shumë të sëmurë”, tregoi njëri prej emigrantëve për Euronews Albania.

Gazetari i këtij televizioni, Xhensil Shkëmbi ka publikuar edhe një video në profilin e tij në Facebook ku shfaq një pamje të njërit prej këtyre emigrantëve që ishte sëmurë nga uji i ndotur dhe villte, ndërsa vëllai i tij i vogël i qëndronte afër.

Të ngajshme

Anulohet koncerti i Yllit në Malmo, kjo është arsyeja

Blearta

Çitaku: Debati për gazin amerikan është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e “pëson keq” nga populli shqiptar

Rrezarta Ramaj