Telenews

Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe ia kërkon rreth 1 mijë € për mospublikimin e videos

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si e dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth 1 mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti, sipas Sinjalit, transmeton Paparaci.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.

Të ngajshme

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj