Telenews

Antidroga sekuestron kokainë në vlerë rreth shtatë mijë euro në Prizren, dy persona në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar në rrugën “William Voker” në Prizren një person me inicialet A.E., teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij.

Sipas njoftimit, tek ai gjatë kontrollit janë gjetur dy qese najloni të mbushura me kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.

“Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në trilokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar: Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një DVR @LHUA, një shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL, 45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një peshore digjitale, një qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram, dy telefona mobil dhe një automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore”.

Në njoftim u tha se pesha e përgjithshme e kokainës është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë euro.

“Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj