Telenews

Dëmtohet binari i hekurudhës: Rrezikohet treni i linjës Fushë Kosovë – Prishtinë (FOTO)

Faqja zyrtare e Infrakosit ka lëshuar sot një reagim të rëndësishëm.

Sipas tyre në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Prishtinë me datë 30.08.2023 rreth orës 14:35 minuta nga ana e një kompanie është dëmtuar trupi i linjës hekurudhore, si pasojë e kësaj ka ardhur deri te deformimi i binarit nga kilometri 126+250 deri në 126+282 në gjatësi 32 m.

Në njoftim shkruan se në atë kohë ka qenë duke qarkulluar treni i udhëtarëve nga Fushë Kosova në drejtim të Prishtinës, makinisti i trenit e ka vërejtur deforminin e binarëve dhe ka arritur ta ndalë trenin përpara rrezikut.

Më tej thuhet se punëtorët e Infrakosit intervenuan menjëherë duke e kthyer binarin në gjendje të rregullt pas rreth dy ore punë me makinë Pllaser.

Krejt në fund në reagimin e Infrakosit shkruan se veprimet e tilla të palëve të treta e rrezikojnë sigurinë e komunikacionit hekurudhor, andaj Infrakos Sh.A. bënë thirrje te qytetarët, të kenë kujdes dhe mos të punohet në afërsi të binarëve pa leje dhe pa mbikqyrje të Infrakos-it, sepse me këto veprime rrezikojnë sigurinë e komunikacionit dhe jetën e udhëtarëve dhe qytetarëve për rreth. /Telenews.al/

Reagimin e plotë të Infrakosit e gjeni KËTU.

Mund të jetë një imazh i 1 person, tren, hekurudhë dhe tekstiMund të jetë një imazh i tren, hekurudhë dhe teksti

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj